Rreth ngjarjes
SHMQSH „Braqa Milladinovci“ është një nga 11 shkollat e mesme profesionale të Qytetit të Shkupit që kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Kopshtin Zoologjik të Shkupit, me qëllim avancimin e arsimit, punës praktike, kreativitetit dhe kujdesit për natyrën te nxënësit.
Siç theksojnë nga Kopshti Zoologjik i Shkupit, me mbështetjen e kryetarit të Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, dhe të Qytetit të Shkupit, do të punohet në projekte dhe aktivitete të reja që do të kontribuojnë në zhvillimin dhe avancimin e Kopshtit Zoologjik të Shkupit, ndërsa nxënësit do të kenë mundësinë që njohuritë, talentin dhe aftësitë e tyre t’i dëshmojnë në praktikë dhe të jenë pjesë e projekteve të vërteta dhe domethënëse.
Qëllimi është krijimi i shprehive për një mjedis të pastër dhe të gjelbër jetësor, përmirësimi i mirëqenies së kafshëve dhe, më e rëndësishmja, zhvillimi te brezat e rinj i empatisë, përgjegjësisë dhe dashurisë ndaj kafshëve dhe natyrës.
Programin mund ta shikoni ose ta shkarkoni këtu.
Sponsorët e ngjarjes
Falënderojmë sponsorët tanë për mbështetjen dhe kontributin e tyre në realizimin e ngjarjes
